Zgjidhni cilësi dhe qëndrueshmëri me dyert dhe dritaret PVC të prodhuara nga LiderPlast. Prodhim modern, materiale të avancuara dhe dizajn i personalizuar që përputhet me çdo projekt.

Dyert dhe dritaret PVC të LiderPlast kombinon estetikën moderne me performancën e qëndrueshme. Me materiale të avancuara dhe teknologji prodhimi të fundit, sigurojmë izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, rezistencë ndaj kushteve atmosferike. Çdo produkt mund të personalizohet sipas nevojave dhe stilit tuaj, duke ofruar një zgjidhje të besueshme dhe elegante për çdo projekt.

Dyer PVC

Siguri dhe cilësi të lartë për çdo hapësirë.

LiderPlast ofron dyer PVC të prodhuara me teknologji moderne, që ofrojnë izolim të shkëlqyer, qëndrueshmëri ndaj motit dhe dizajn elegant. Çdo dyer mund të personalizohet sipas nevojave tuaja, duke sjellë funksionalitet dhe estetikë në çdo projekt.

Çdo derë mund të personalizohet sipas nevojave tuaja, duke mundësuar zgjidhje të modeleve që ofrojmë dhe atë në dy variante:

  1. Derë me panel dekorues të thjeshtë

    1. Derë me panel dekorues me veshje alumini

Dritaret PVC

Ndriçim, izolim dhe efikasitet maksimal.

Dritaret PVC të LiderPlast sigurojnë performancë të lartë, izolim termik dhe akustik, si dhe rezistencë të gjatë ndaj kushteve të ndryshme të motit. Me dizajn të personalizuar dhe materiale cilësore, ato ofrojnë kombinimin perfekt të funksionalitetit dhe estetikës.

Deceuninck

Deceuninck Elegant Grando 84MD

Të dhëna teknike:
Thellësia e profilit: 84 mm, me 6 dhoma termike
Veti termike: Uw deri në 0.90 W/m²K
Listela xhami: në dispozicion forma harkore dhe drejtkëndëshe
Guarnicion: dallues dhe i rrumbullakosur në kornizë dhe në krah
Thellësia e instalimit: 84 mm (e njëjtë për të gjithë elementët e sistemit)
Përputhshmëria e profilit Grando: korniza 76 mm dhe 115 mm
Përforcim termik Forthex: i aplikueshëm për korniza 76 mm, 84 mm dhe 115 mm
Mundësi prodhimi: dritare me përmasa të mëdha dhe peshë më të ulët
Dizajn: gamë e gjerë fletësh metalike me pamje druri natyral

Veka

Veka Softile 82MD

Të dhëna teknike
Thellësia e sistemit është 82 mm, me 7 dhoma termike.
Gjerësia e pamjes (min.): Fushë fikse: 73 mm; Kornizë dhe krah: 114 mm
Trashësia maksimale e xhamit: 54 mm
Gjerësia maksimale e kornizës: 1400 mm; Lartësia maksimale e kornizës: 2500 mm
Vlera Uw deri në 1.0 W/(m²K) (0.94 W/(m²K) me ndarje termike)
Izolim akustik Rw deri në 47 dB
Rezistenca ndaj ngarkesës së erës deri në klasën B5
Hidroizolim ndaj shiut të rrëmbyeshëm deri në klasën 9A
Përshkueshmëria e ajrit deri në klasën 4
Rezistencë ndaj vjedhjeve deri në RC2
Trashësia e murit: Klasa A, në përputhje me DIN EN 12608-1